Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi para disa muajsh u bë nënë për herë të parë. Ajo lindi një vajzë, të cilës ja vendosi emrin Kaimana.
Pak kohë më parë, këngëtarja gjithashtu lajmëroi rikthimin e saj në Shqipëri për të marrë pjesë në festivalin e ”Kënga Magjike”. Ajo gjithashtu ka bërë publik dhe emrin e këngës, e cila titullohet “Want my love”.
Ditën e sotme, në Instagramin e vajzës së saj , është publikuar një portret i ëmbël familjar. Linda ka pozuar së bashku me bashkëshortin e saj dhe me vajzën e tyre të vogël. Këngëtarja e ka shoqëruar foton me përshkrimin: Shopping
Vogëlushja duket se është rritur dhe familja duket se i shijon shumë momentet kur janë bashkë. /AlpeGossip.al