Blero dhe Afron kanë fituar shumë shpejt zemrat e shqiptarëve dhe janë padyshim një nga të preferuarit e tyre.
Në 21 shtator të vitit që lamë pas ata kurorërozuan dashurinë e tyre në martesë, para nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, familjarëve dhe miqve në plazhin e Shëngjinit.
Koha kalon shpejt dhe çifti i bukur festoi gjithashtu përvjetorin e parë të martesës.
Mirëpo, romanca e tyre ka kohë që ka nisur ndaj së fundmi Afrona është bërë nostalgjike dhe ka ndarë disa kujtime të vjetra me partnerin e zemrvs.
“Koha kalon shpejt! Kur ishim të rinj”- shkruan partnerja e këngëtarit krahas fotove të tyre të vjetra.