HUMBI TË ËMËN NGA COVID-19/ Prek me mesazhin e ndjerë blogerja shqiptare: Forcën time e futa në dhe… – AlpeGossip
HUMBI TË ËMËN NGA COVID-19/ Prek me mesazhin e ndjerë blogerja shqiptare: Forcën time e futa në dhe…

HUMBI TË ËMËN NGA COVID-19/ Prek me mesazhin e ndjerë blogerja shqiptare: Forcën time e futa në dhe…

Blogerja e njohur e modës, Linda Dido, ka humbur fatkeqësisht të ëmën për shkak të virusit Covid-19.

Ajo vetë e ka ndarë këtë lajm të hidhur në rrjete sociale, duke na rrënqethur mishin me fjalët dedikuar asaj.

Linda ka treguar se gjithmonë ka pasur frikë nga vdekja, por tashmë që ka humbur nënën e saj, nuk e tremb më asgjë.

E ëma e blogeres po luftonte prej ditësh me virusin, mirëpo fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë dot.

“Ti luftove fort e embla ime per te mos u larguar nga kjo jete ,,ne luftuam bashke dhe une te premtova qe do ishim bashke deri ne fund
Me fal o ma qe nuk e mbajta fjalen por te lutem nese je duke me pare me jep bekimin tend dhe pak nga forca jote
Une kam pas frike nga vdekja por tani qe ti nuk je me asgje nuk me tremb sepse e di qe ti do me presesh me krahe hapur siç beje gjithmone 😞
Te gjithe me thone behu e forte por une forcen time e futa ne dhe sot ,ti ishte forca ime ,mbeshtetja ime me e madhe
Qofte mallkuar ky virus qe t’u rikthye dhe te largoj prej meje pergjithmone😞
Pusho ne paqe se luftove mjaftueshem 🙏
Linda jote nuk do qesh dot me kurre si ne kete foto prane teje 🥺”- ka shkruar Linda krahas fotos me mamanë e ndjerë.