“NUK DUA TË JEM MË BURRË”/ Transgjinorja shqiptare tregon si u transformua në femër (FOTO) – AlpeGossip
“NUK DUA TË JEM MË BURRË”/ Transgjinorja shqiptare tregon si u transformua në femër (FOTO)

“NUK DUA TË JEM MË BURRË”/ Transgjinorja shqiptare tregon si u transformua në femër (FOTO)

E ftuara në emisionin “Why Not” së fundmi ishte make-up artistja, Amber Candy, e cila është kthyer në femër falë ndërhyrjeve kirurgjikale, një dëshirë që e ka patur prej kohësh.

Ajo vendosi të rrëfejë para kamerave historinë e saj dhe ndërhyrjet kirurgjikale që i bëri gjatë karantinës.

“Në periudhën e karantinës ndryshuan shumë gjëra, jo vetëm te mua por te shumë persona. Disa çifte u ndanë, disa ndryshuan mënyrën e jetesës nuk jetonim më si më parë. Unë nuk e kisha në mendje, më kalonte ndonjëherë por nuk e kisha vendosur tamam , se thoja që nuk është momenti i duhur. Në kohën e karantinës po shihnim veten më shumë në pasqyrë, sepse nuk kishim gjë tjetër çfarë të bënim dhe thashë që unë tashmë u rrita.

Nuk dua të plakem një burrë sepse nuk kam qenë ndonjëherë burrë. Thashë pse mos të bëj këtë ndryshimin, gjeta doktorin e duhur më pas u konsultova me psikologen se mendova mos ndoshta karantina kishte bërë punën e vet dhe isha në depresion.

Këto janë gjëra që duhen llogaritur para se të bëhen, fola me psikologen dhe më tha  që nuk ke asnjë shenjë depresioni. Thashë ok, ec para dhe bëj atë që ke në mendje”, u shpreh Amber.