Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto të ndryshme nga përditshmëria, të cilat marrin të gjithë vëmendjen e ndjekësve.
Së fundmi, Elita ka publikuar në Instagram një foto ku shihet e veshur me një bluzë”Versace”. Me anë të një postimi tjetër në Instasory, moderatorja ka treguar dhe çmimin e saj marramendës.
Bluza (body) kushton 760 euro, një shumë që ka ngjallur mjaft komente te ndjekësit. Megjithatë, Elita dhe Gjiko njihen për jetën e tyre luksoze dhe me veshje të shtrenjta.