E DASHURA E LEDRIT SHTATËZANË? Zbulohet e vërteta pas FOTOVE me barkun e fryrë – AlpeGossip
E DASHURA E LEDRIT SHTATËZANË? Zbulohet e vërteta pas FOTOVE me barkun e fryrë

E DASHURA E LEDRIT SHTATËZANË? Zbulohet e vërteta pas FOTOVE me barkun e fryrë

Ledri dhe partnerja e tij, Sara e nisën vitin 2020 me disa ditë të bukura pushimi në Maldive e më pas në Dubai. Nga këto pushime, Sara posti plot foto duke tërhequr shumë vëmendjen për një detaj. Në disa prej imazheve, bukuroshja shfaqej me barkun paksa të fryrë dhe nuk munguan aludimet se ajo mund të ishte në pritje të ëmbël.

Thashethemet u shtuan edhe pas një komenti të Ledrit i cili krah videos ku shfaqej duke u hedhur me parashutë, shkruante: “Kur ajo të thotë që është shtatzënë dhe nuk është 1 prilli”.

Megjithatë, Sara i ka dhënë fund thashethemeve duke postuar në Instastory një foto ku tregon se barku i është fryrë prej ushqimit dhe nuk po pret një bebe.