REPERI AMERIKAN E QUAN “MBRETËRESHË”/ Këngëtarja shqiptare arrin famën ndërkombëtare (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
REPERI AMERIKAN E QUAN “MBRETËRESHË”/ Këngëtarja shqiptare arrin famën ndërkombëtare (FOTO+VIDEO)

REPERI AMERIKAN E QUAN “MBRETËRESHË”/ Këngëtarja shqiptare arrin famën ndërkombëtare (FOTO+VIDEO)

Kishte paralajmëruar se të shtunën do të publikonte projektin e shumëpritur dhe e ka mbajtur fjalën. Flaka Krelani ka publikuar sot këngën e saj të re që vjen në bashkëpunim me reperin e njohur amerikan Young Noble, mik i të ndjerit Tupac. “Playa”, mban titullin kënga që pritet t’i hapë dyert Flakës drejt suksesit ndërkombëtar.

Në videoklip këngëtarja shfaqet super seksi, me forma perfekte trupore. “Mbretëresha e Kosovës”, e quan Young Noble Flakën. Këngën e videoklipin mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Flaka i ka falenderuar të gjithë me anë të një postimi ku shkruan: “Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen, eshte shume e rendesishme qe cdo moment gezimi te jetes sime ta ndaj me ju, faleminderit qe gjithmone me pranoni ashtu sic jam, pak crazy, pak sensitive, pak Flak e pak e dini ju … Ju dua shume! E gezofshim bashke kete projekt e shume te tjere ne vijim…”, shkruan Flaka për këtë projekt.