ERDHI SHËN VALENTI/ Ja këshillat që ka Nevina Shtylla për çdo vajzë që “pret” këtë ditë të shënuar dashurie – AlpeGossip
ERDHI SHËN VALENTI/ Ja këshillat që ka Nevina Shtylla për çdo vajzë që “pret” këtë ditë të shënuar dashurie

ERDHI SHËN VALENTI/ Ja këshillat që ka Nevina Shtylla për çdo vajzë që “pret” këtë ditë të shënuar dashurie

E dimë që është qejf që festa e Shën Valentinit të të gjejë çift, të marrësh e të dhurosh dashuri e surpriza të bukura, por nuk është as fundi i botës nëse kjo ditë ju gjen single.

Mos vallë po mendoni se jeta juaj varet nga një mashkull? Dashurinë që do të të dhuronte dikush tjetër, mund t’ia dhurosh ti vetes tënde këtë Shën Valentin (dhe çdo ditë tjetër).

E dimë që shumica prej jush po i ankohen shoqeve sesi kjo ditë po ju gjen single, por bëni mirë të mblidhni mendjen! Ndonjëherë është mirë të fokusohesh edhe tek vetja.

Dikush i është “ankuar” moderatores Nevina Shtylla për faktin që kjo ditë po e gjen vetëm, ndaj ju goca bëni mirë të mos i humbisni këshillat e Nevinës!

“Gocaaaa! Shën Valentini është qejf, por seriozisht! Mos prisni që lumturia juaj të varet nga askush tjetër, veç nga vetja juaj! Kushtojini rëndësi vetes, investohuni të përmirësoheni e të jeni të zonjat e vetes. Nëse nuk jeni të kënaqura me veten, më besoni, nuk do të mund të krijoni asnjë raport të shëndetshëm (në punë, dashuri, familje etj). Nuk varet jeta juaj tek gjetja e një burri! Kërkoni një partner t’ju shoqërojë në momente të mira e t;ju mbështesë në të këqija. Mos kërkoni dikë tek i cili të varni çdo shpresë për jetën se e sigurt që s’do të jetë kurrë ‘i duhuri’.”- shkruan Nevina.

Vath në vesh këto fjalë!