‘Mania’ e fundit që ka pushtuar botën po përhapet me shpejtësi dhe nuk ka lënë jashtë ‘dallgës’ dhe moderatoren e njohur shqiptare.
Ornela Bregu, motra e politikanes Majlinda Bregu ka befasuar me ndryshimin e saj në 10 vite.
Ornela ka ndarë një foto të vitit 2008 dhe duket krejtësisht ndryshe. Hijeshia e saj nuk ka humbur përgjatë këtij dhjetë vjeçari, tashmë që është nënë e dy fëmijëve .
Ornela prej disa vitesh jeton në Spanjë me familjen, duke krijuar kështu mungesë në publikun shqiptar.