Pas sherrit me Gentian Zenelaj, Julian Deda shfaqet krah për krah me të (FOTO) – AlpeGossip
Pas sherrit me Gentian Zenelaj, Julian Deda shfaqet krah për krah me të (FOTO)

Pas sherrit me Gentian Zenelaj, Julian Deda shfaqet krah për krah me të (FOTO)

Ata bënë bujë në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ si grupi “The SHBLSH” e më pas në “Apartamentin 2XL, por më pas rrugët e tyre u ndanë, në ekrane të ndryshme televizive. Bëhet fjalë për aktorët e humorit, Julian Deda, Gentian Zeneli dhe Ermal Mamaqi.

Por fatkeqësisht Juli dhe Genti nuk flasin me njëri-tjetrin, e në një intervistë para disa muajsh në të cilën Julian Dedën e pyetën se kur do ta shohim sërish me Gentin, duke qenë se kanë kohë që nuk i kemi parë bashkë, Juli përgjigjet: “Nuk ma do mendja se do të më shihni… shumë shpejt nuk e di. Unë nuk vë data në jetën time. Kurrë nuk them kurrë!”.

Por ditën e sotme, me rastin e 20-vjetorit të Top Albania Radio, Juli ka postuar një foto përkrah Ermal Gentit dhe Ermal Mamaqit ku shkruan: “Gezuar 20 vjetorin Top Albania Radio. Dashuria e pare radiofonike.”