E THOTË TROÇ/ Monika Lubonja: Nuk ha darkë që të kursej – AlpeGossip
E THOTË TROÇ/ Monika Lubonja: Nuk ha darkë që të kursej

E THOTË TROÇ/ Monika Lubonja: Nuk ha darkë që të kursej

Monika Lubonja ishte e ftuar në “S’e Luan Topi”, ku tregoi për pushimet verore. Aktorja tha se zgjodhi bregdetin shqiptar për pushime.

“Gjithmonë, kur kam ndërmend pushimet, natyra është e panegociueshme. Sepse, për këtë shkon në plazh e në mal, për të pasur kontakt me natyrën. Vetë qenia njerëzore është shumë e lidhur me natyrën. Nuk ka luks më të madh se sa kontakti me natyrën. Por, më pëlqejnë pak të zgjedhura pushimet. E dua pak komoditetin”, tha Monika.

Por, sa shpenzojnë personazhet e njohur për pushime. Monika flet troç: “Hamë një drekë të mirë. Nuk hamë darkën. Gjoja që do të mbajmë peris. A kemi ardhur për të thënë troç? E kemi derdhur lekun te dreka, mëngjesi është nga hoteli dhe kalon një vakt. Shumë qartë!