1 milion shikime në një ditë pas publikimit të këngës ”Dua” dhe Enca u kthye në personazhin më të përfolur te ditës. Enca është një ndër personazhet më të komentuar në shoqwbizin shqiptar dhe për ta vërtetuar këtë gjë mjafton të futesh në profilin e saj në Instagram…plot 1 milion ndjekës.
Së fundmi Enca lançoi këngës e saj më të re me titull “Dua”, një këngë shumë interesante dhe goxha e pëlqyer nga publike, brenda 24 orëve kënga arriti të marrë mbi 1 milion klikime. Por pavarësisht komplimenteve dhe fjalëve të mira në lidhje më këngën, pati edhe nga ata persona që nuk e pëlqyen aspak videoklipin e këngës “Dua”.
Jo vetëm komentuesit, por edhe personazhe nga bota e medias nuk e kanë pëlqyer kripin e Encës.
Një ndër to ishte edhe gazetarja e njohur Suada Daci, mesa duket edhe ajo ka rezervat e saj lidhur me kripin e këngëtares.
“Edhe kripet më të rëndomta të BBF-së, janë më të bukura se klipi i Encës”, ka shkruar Gazetarja.