“KOMENTET PËR PESHËN ISHIN…”/ Ronela hap zemrën rreth ‘Eurovisionit’ – AlpeGossip
“KOMENTET PËR PESHËN ISHIN…”/ Ronela hap zemrën rreth ‘Eurovisionit’

“KOMENTET PËR PESHËN ISHIN…”/ Ronela hap zemrën rreth ‘Eurovisionit’

Ronela Hajati ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin ‘Më prit në fundjavë’ ku ndau për herë të parë ndjesi rreth gjithçka është folur për të në këto dy vitet e fundit. ‘TQR’ është klipi I fundit i sapo publikuar klip që Ronela e veçoi si një ndër më të dashurit për të duke shtuar së ishte koha të silltë një produksion tejet të realizuar.

Çfarë priste Ronela nga garimi në festivalin e SanMarinos për në Eurovizion? ‘Nuk shkova atje për të fituar, doja të fitoja publikun. Eurovizioni është çelsi për të kapur mundësinë e tregut ndërkombëtarë. Ka shumë vështirësi, por dashuria e publikut atje është fantastike’ – tregoi Ronela në ‘Më prit në fundjavë’.

Shumë u diskutua edhe pjesmarrja e saj në Eurosong për të cilat shton: ‘Do doja të kisha një kobër në performancë. Dolëm me rozë. Duhet të isha veshur me të zeza, nuk do vishja më kambale. Komentet për peshën ishin të tmerrshmë, nuk pyesin as si je. Robert Aliaj? Si nuk u lodh. Diana Ziu? Zoga vogël’ – vijoi Ronela gjatë bisedës në studio. Ne mesin e shumë projekteve, Ermali e pyet për gjendjen e saj emocionale. “Kam shumë kohë që nuk ndjej lumturi, kam vetëm kënaqësi momentale”, përfundoi Ronela.