URREJTJE ME SHIKIM TË PARË/ Mos i bëni këto veprime se do lini përshtypje të keqe – AlpeGossip
URREJTJE ME SHIKIM TË PARË/ Mos i bëni këto veprime se do lini përshtypje të keqe

URREJTJE ME SHIKIM TË PARË/ Mos i bëni këto veprime se do lini përshtypje të keqe

Në besofshi në dashurinë me shikim të parë, duhet të dini që ekziston dhe urrejtja me shikim të parë!

Ndoshta e thënë kështu tingëllon pak ashpër, por gjithsesi duhet të dini që nëse bëni gjashtë veprimet e mëposhtme do të lini një përshtypje të keqe pa e kuptuar.

Kontrollimi i shpeshtë i telefonit

Të kontrolluarit celularin, tanimë u është bërë shumicës së njerëzve një ves! Mund të mos keni asnjë arsye për ta hapur telefonin, por sërish e gjeni veten duke hapur aplikacionet për të mos parë asgjë! Megjithatë sociologët pohojnë se ky veprim është i shëmtuar kur ju keni dikë përballë. Të ndërpresësh bisedën për të kontrolluar telefonin, është e paedukatë dhe është ofenduese për bashkëbiseduesin.

Të flasësh pa pushim

Nëse mendoni se të flasësh pa pushim është në favorin tuaj, gaboni! Në një bashkëbisedim duhet t’i lini radhë dhe tjetrit të flasë dhe të mos përdorni shumë shpesh përemrin vetor UNË. Kjo gjë tregon se mendimi i tjetrit nuk vlen për ju !

Shmangia e kontaktit me sy

Është shumë e rëndësishme të ruani kontaktin me sy kur ju takoni dikë dhe i drejtoheni për t’i thënë diçka. Kjo është arsyeja përse sociologët këshillojnë heqjen e syveve gjatë komunikimit me të tjerët, për të eleminuar çdo barrier”fizike” mes dy njerëzve. Por kini kujdes mos t’i ngulni sytë pa i hequr asnjë moment sepse kjo gjë shkakton nervozizëm.

Pushime, shkëputje të gjata gjatë bashkëbisedimit

Mundohuni të shmagni shkëputjet e gjata gjatë bashkëbisedimeve, sepse ato ndikojë negativisht në ecurinë e bisedës! Në këtë mënyrë bashkëbiseduesi do e ketë të vështirë të përqëndrohet sërisht në bisedë apo të kapë fillin ku keni lënë përgjysmë bisedën.

Gjuha e trupit

Ndonëse gjuha e trupit kontrollohet nga nënvetëdija, kur të “kapni” veten duke kërcitur gishtat, apo lëkundur këmbën shpejtë, ndalojini këto veprime, pasi komunikojnë shenja nervozizmi dhe parehatie.Gjuha e trupit shpesh flet më shumë sesa fjalët.

Të mos fiksoni emrin e personit që keni përballë

Kurrë mos bëni gabimin dhe të mos fiksoni emrin e personit të cilin do të takoni. Një gjë e tillë do të bëjë që atij t’i krijohet një përshtypje e keqe për ju, sespe një gjë e tillë konsiderohet si fyerje.