“KAM BËRË SHUMË…”/ Beatrix-it nuk i del e keqja me Arjolën, flet e zhgënjyer: Kurrë se ka cilësuar emrin tim… – AlpeGossip
“KAM BËRË SHUMË…”/ Beatrix-it nuk i del e keqja me Arjolën, flet e zhgënjyer: Kurrë se ka cilësuar emrin tim…

“KAM BËRË SHUMË…”/ Beatrix-it nuk i del e keqja me Arjolën, flet e zhgënjyer: Kurrë se ka cilësuar emrin tim…

Një ditë më parë, Beatrix Ramosaj, nuk është ndjerë aspak mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje ajo ka dashur edhe që të largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP”, por banorët janë munduar që ta qetësojnë.

Ndërkohë teksa fliste me Donaldin, Beatrix ka treguar se sa e zhgënjyer është me Arjolën. Ka disa javë që këngëtarja mendon se aktorja e njohur nuk do që t’ia dijë për të.

Biseda mes Beatrix dhe Donaldit:

Beatrix: E kisha tek Arjola, se Sabiani e di sa shumë kam bërë unë në këtë shtëpi. Edhe Arjola e di, por nuk e ka thënë ndonjëherë. Kurrë nuk e ka cilësuar emrin tim. Të gjitha këto gjëra mblidhen dhe në momentin që më thua kjo është goca ime, e dua shumë, e mbroj. Në moment që vjen Big Mama, banore e re, ti e lejon ashtu me thënë? Sa i bie, 1-2 javë pasi e kishte thënë Sabiani, se Big Mama ku ka pas me e pa, nuk ka pasur ku me e pa. A më dhemb më shumë prej Sabianit, po, se e di shumë mirë sa kam bërë. Ama prej Big Mamës, të gjithë ja kanë bërë mbarë. Si mendon?

Donald: Lëri të rrjedhë

Beatrix: Normal. Gjërat që nuk i kontrolloj dot vetë nuk kam pse të shqetësohem fare. Thjesht dua të jem e shëndetshme dhe ok me veten, edhe me ty