ME SHUMË DASHURI/ Dua Lipa uron ditën e Flamurit, i dashuri bën shqiponjën (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
ME SHUMË DASHURI/ Dua Lipa uron ditën e Flamurit, i dashuri bën shqiponjën (FOTO+VIDEO)

ME SHUMË DASHURI/ Dua Lipa uron ditën e Flamurit, i dashuri bën shqiponjën (FOTO+VIDEO)

Dua Lipa është ndër të parat artiste me famë ndërkombëtare që ka uruar shqiptarët për 28 nëntor.
Me anë të një videoje dhe disa fotografive e mbështjellë në flamurin kombëtar, Dua Lipa ka bërë urimin e saj për shqiptar në këtë ditë feste.

Dua sjell pamje nga pjesëmarrja e saj në festivalin SunnyHill këtë verë në Kosovë

Këngëtarja e suksesshme ka shkruar: “Urime dita e Flamurit, me shumë dashuri” në shqip e gjithashtu edhe në gjuhën angleze

Në disa fotografi Dua shihet me dashurinë e saj, modelin nga Anglia Isaac Carew, i cili nuk ka vonuar për të bërë me duar shqiponjën në koment në postimin e Duas.

Nuk ka vonuar as komenti i shqiptares tjetër, Bebe Rexha, e cila i ka komentuar Duas zemra në ngjyrat kuq e zi.