Elvana Gjata tregon prapaskenat e dhimbshme të klipit: Do biesh e do thyhesh në mes, pastaj… – AlpeGossip
Elvana Gjata tregon prapaskenat e dhimbshme të klipit: Do biesh e do thyhesh në mes, pastaj…

Elvana Gjata tregon prapaskenat e dhimbshme të klipit: Do biesh e do thyhesh në mes, pastaj…

Ditën e djeshme këngëtarja Elvana Gjata ka lançuar projektin më të ri muzikor, të cilin e kishte lajmëruar edhe më parë në profilin e saj në Instagram. Kënga ‘Ku vajti’ theu menjëherë rekorde shikueshmërie sapo u publikua në Youtube dhe me siguri do të kthehet në hitin e kësaj vere.

E shoqëruar nga një grup balerinësh, Elvana bën në klip një kërcim të rrezikshëm, gjatë të cilit i ka ndodhur edhe një incident. Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar momentin e hedhjes në ajër dhe pritjes së saj nga balerinët, megjithatë në video shohim se kjo është tepër e dhimbshme dhe Elvanës i është dashur të thyhet në mes për ta realizuar këtë.

“Do biesh ,do biesh do thyhesh në mes pastaj do ngrihesh. (Ps:Balerinet më kanë pritur goxha mirë!)”- ka shkruar Elvana në postimin e saj.