Reperi i hitit “Si me kon zezake”, Seven Saraqi është shumë i pëlqyer jo vetëm për këngët e tij, por edhe për pamjen, sidomos nga gjinia femërore.
Seven është komentuar shumë në media për jetën private e sidomos për ndarjen nga modelja Lorena Haliti.
Reperi duket se e ka lënë pas atë histori dhe ka nisur një lidhje të re me një vajzë bjonde.
Sipas “Prive” dyshja janë parë në Mitrovicë së fundmi dhe një foto të saj Seven e ka postuar edhe në Instastory.
“Nëse ajo nuk ka (të pasme) thuaji mos të më harxhojë kohën”, shkruan reperi në foton ku shfaqet vajza në fjalë.