“KUJT I DUHET SHKOLLA?” 16-vjeçarja braktis kolegjin dhe tani fiton… 1 milionë paund në vit – AlpeGossip
“KUJT I DUHET SHKOLLA?” 16-vjeçarja braktis kolegjin dhe tani fiton… 1 milionë paund në vit

“KUJT I DUHET SHKOLLA?” 16-vjeçarja braktis kolegjin dhe tani fiton… 1 milionë paund në vit

Liv Conlon i habiti të gjithë, kur në moshën 16-vjeçare vendosi të braktisë shkollën.

Mësuesit e saj e quajtën të “çmendur” dhe u përpoqën ta bindnin që të mbaronte shkollën dhe të vazhdonte studimet në Universitet.

Por asaj nuk i duhej shkolla, pasi kishte vendosur të merrej me biznes.

Fillimisht ajo blinte mallra nga Kina dhe i shiste online.

Më pas vendosi të merrej me dizanj shtëpish.

Vitin e parë fitoi vetëm 5 mijë paund.

Të dytin 30 mijë, dhe vitin e tretë 1 milionë paund.

Tashmë 20 vjeç, Liv ka kompaninë e saj, ku ka punësuar 10 veta.

Mes tyre, edhe mamanë e saj 52-vjeçare.

Liv kishte nisur në fakt, që në moshën 13-vjeçare të merrej me :biznes”, teksa shiste fletë për thonjtë.