ISHTE E FEJESËS/ Pasardhësi i Napoleon Bonaparte rimerr unazën e vjedhur 1 milionë paund – AlpeGossip
ISHTE E FEJESËS/ Pasardhësi i Napoleon Bonaparte rimerr unazën e vjedhur 1 milionë paund

ISHTE E FEJESËS/ Pasardhësi i Napoleon Bonaparte rimerr unazën e vjedhur 1 milionë paund

Një unazë diamanti me vlerë 1 milionë paund iu është kthyer Princit Jean-Christophe Napoleon, një nga pasardhësit e Napoleon Bonaparte, pasi u grabit në Paris.

Unaza është një trashëgimi familjare me një diamant 40 karatësh, e marrë nga kurora e perandorja e  fundit franceze, Eugenie, i cila ishte bashkëshortja e Napoleonit III.

Jean-Christophe ia dha bizhuterinë konteshës Olympia von Arco-Zinneberg, si unazë fejese.

Çifti ishin jashtë hotelit Aubusson  kur ju vjedh unaza më 1 prill.

Kur u kthyern në Mercedes GL, që kishin lënë hapur, kuptuan se ishte vjedhur çanta e konteshës.

Pasi panë kamerat e sigurisë policia arrestoi hajdutin të shtunën në shtëpinë e tij.

I dyshuari është një shtetas egjiptian 30-vjeçar.