U LIDH ME NJË TË DËNUAR PËR PËRDHUNIM/ Nicky Minaj reagon ndaj kritikave të fansave – AlpeGossip
U LIDH ME NJË TË DËNUAR PËR PËRDHUNIM/ Nicky Minaj reagon ndaj kritikave të fansave

U LIDH ME NJË TË DËNUAR PËR PËRDHUNIM/ Nicky Minaj reagon ndaj kritikave të fansave

Ditën e djeshme kudo në internet doli lajmi qe reperja Nicki Minaj aktualisht është në një lidhje me Kenneth Petty, i cili rezulton të jetë i dënuar për abuzim seksual.

Kaq mjaftoi që baza e fansave, por edhe interneti në përgjithësi, të vinte në dyshim zgjedhjen e saj për të nisur një marrdhënie me një të dënuar, aq më tepër për përdhunim.

Gjithsesi pas gjithçkaje që u tha online, reagimi i Nicki-t ka ardhur me anë të një komenti në Instagram. Kështu në një foto të Nicki-t me të dashurin e saj të ri, dikush i ka komentuar: “Të gjithë po e quani këtë njeri një përdhunues por ka ndodhur në 1994, që do të thotë se ai ka qenë 16 apo 17 vjeç dhe vajza ka qenë në të njejtën moshë.” E menjëhersëhme ka qenë përgjigja e Nicki-it, e cila ka shkruar: “Ai ishte 15 vjeç ndërsa ajo 16, dhe kanë qenë në një marrdhënie. Nuk i kushtoj fare rëndësi internetit. Ju s’mund ta drejtoni jetën time. Ju nuk drejtoni dot as jetën tuaj.”

Kështu reperja e hitit “Chun Li”, është e vendosur deri në fund ta mbrojë lidhjne e saj me Petty-n duke e justifikuar veprimin e tij dhe dënimin me moshën e vogël. Kot nuk thonë, dashuria të verbon…