Dy miq në kërkim të një ëndrre, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio së bashku në një film – AlpeGossip
Dy miq në kërkim të një ëndrre, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio së bashku në një film

Dy miq në kërkim të një ëndrre, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio së bashku në një film

Dy aktorët e famshëm do të bëhen bashkë për realizimin e filmit më të ri nga Quentin Tarantino.

Portali “Variety” ka konfirmuar se dyshja e aktorëve sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për të qenë pjesë e këtij realizimi i quajtur “Once Upon a Time in Hollywood”.

Filmi ka në qendër miqësinë e dy rinjve në vitin 1969 që përpiqen të ndjekin ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e industrisë së Hollywood.

Personazhi i DiCaprio do të quhet Rick Dalton ndërsa ai i Brad Pitt, Cliff Booth. Xhirimet e këtij projekti priten të nisin shumë shpejt ndërsa filmi do të shfaqet në kinematë botërore vitin e ardhshëm.