“BËJ ÇFARË TË DUA”/ Kur të gjithë menduan se mbaroi, Era Istrefi ‘thumbon’ Dafina Zeqirin në rrjetet sociale – AlpeGossip
“BËJ ÇFARË TË DUA”/ Kur të gjithë menduan se mbaroi, Era Istrefi ‘thumbon’ Dafina Zeqirin në rrjetet sociale

“BËJ ÇFARË TË DUA”/ Kur të gjithë menduan se mbaroi, Era Istrefi ‘thumbon’ Dafina Zeqirin në rrjetet sociale

Thumbimet mes Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit në rrjetet sociale duket se nuk kanë marrë ende fund

Dy këngëtaret u kthyen sërish në qendër të vëmendjes, kjo pasi ishte vetë Era e cila publikoi në InstaStory një foto ku krahas saj shkruante:

“B*tch i’m a baddie (jam e ‘keqe’) bëj çfarë të dua”.

 

Dhe pas postimit të artistes, as Dafina nuk e ka lënë me kaq. Këngëtarja postoi gjithashtu një status ‘thumbues’ në InstaStory ku shkruhej disa herë:

“Çdo gjë është një kopje, kopje, kopje, kopje”

Duket se ‘sherri’ virtual mes dy këngëtareve nuk ka ndërmend të përfundojë, kjo pasi artistet vazhdojnë të thumbojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale por deri më tani nuk ka pasur asnjë përplasje ballë për ballë me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se ‘drama’ mes tyre nisi për një palë vathë. Ishe Dafina ajo e cila e akuzoi Erën se i ka kopjuar vathët por më pas e fshiu. Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny(je qesharake)”

Fillimisht, Dafina u shfaq me këta vathë në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik që do publikojë së shpejti me Mozzik. Era shihet në foto me vathë të njëjtë si të Dafinës.

Por fansat u treguan më të ashpër. “Kur shpërndan urrejtje, merr urrejtje. Merr shembull mga Elvana, Dhurata, Kida sa pozitive dhe aspak inatçore për sukseset e kolegëve. Ti dhe Tayna jeni shumë toksike! Shiko punën tënde, rritu!”- shkruan një komentues.

 

Një tjetër shtoi: “Jemi në vitin 2022 dhe ti akoma bën drama me koleget gjoja të kanë kopjuar vathët. Seriozisht? Kur je nervoze më mirë rri larg telefonit mos posto asgjë.”

Pasi Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, mës pas fansat e Erës e akuzuan atë se i ka kopjuar veshjen. Dafina ka publikoi këngën me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër. Veshja dy pjesëshe që duket si e punuar me grep përbëhet nga një crop-top me një krah të gjatë dheme pjesën e poshtme si rrjet. Dy pjesët lidhen bashkë përmes disa rripave.

Mirëpo, fansat e akuzuan se Dafi kopjoi veshjen e Erës e cila pak kohë më parë u shfaq me të njëjtën veshje. Sigurisht me disa ndryshime të vogla siç është pjesa e barkut që është më e mbuluar dhe dorezat.