Suksesi shqiptar arrin Oscars/ Filmi i shkurtër nominohet në kategorinë…(FOTO) – AlpeGossip
Suksesi shqiptar arrin Oscars/  Filmi i shkurtër nominohet në kategorinë…(FOTO)

Suksesi shqiptar arrin Oscars/ Filmi i shkurtër nominohet në kategorinë…(FOTO)

“Student Academy Awards” ka publikuar listën e finalistëve të zgjedhur për këtë vit. Në mesin e tyre është edhe filmi “Bini” i realizuar nga shqiptari Erblin Nushi, shkruan cityradioalbania.

Lajmi se ky film është në mesin e finalistëve e ka gëzuar shumë regjisorin Erblin Nushin.

“Kjo është për të gjitha ata që kanë humbur jetën gjatë luftës. Për të gjithë ata zëra të padëgjuar dhe për ata fëmijë jetët e të cilëve janë ndikuar nga veprimet e atyre të cilët na kanë dashur të vdekur. Kosovë kjo është për ty”.

Filmi është në mesin e finalistëve së bashku me tetë filma të tjerë në kategorinë Narrative.

Erblin Nushi me filmin e tij “Bini” prezantohet në kuadër të Universitetit George Mason.

Filmi “Bini” ka pasur premierën kombëtare në kuadër të edicionit të fundit të PriFilmFest këtë vit.