Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri dhe avokati Serjoza Markov janë bërë së fundmi prindër të vogëlushit Jon, i cili është bërë kryefjala e jetës së çiftit.
Adelina ndan shpesh me ndjekësit në rrjete sociale foto e video me djalin dhe bashkëshortin, duke treguar se është shumë e lumtur me familjen e saj.
Herë pas here, ajo tregon dhuratat super luksoze që i dhuron partneri, ndërsa pak më parë ka treguar në Instastory se për të çdo ditë është 8 Mars, pasi Serjoza e ka surprizuar me një parfum të shtrenjtë të markës “Amouage”
“Për mua çdo ditë është 8 Mars. Dashuria ime.”- shkruan Adelina krahas postimit.