A është Erion Kristo baba i rreptë? Rrëfehet analisti: Jam spartan… – AlpeGossip
A është Erion Kristo baba i rreptë? Rrëfehet analisti: Jam spartan…

A është Erion Kristo baba i rreptë? Rrëfehet analisti: Jam spartan…

Gazetari dhe analisti i njohur Erion Kristo është shprehur se është një baba i rreptë dhe kërkon shumë nga fëmijët e tij.

Midis batuatve dhe humorit, i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, Kristo tha se nga djali i madh ka frikë.

Erion Kristo: “Në përgjithësi jam rob shpie, nuk jam rob lokalesh. Ika nda puna, shkoj në shtëpi dhe aty e kam punën e dytë. Në përgjithësi jam baba i ashpër, spartan komplet, egërsirë le të themi. Kërkoj jashtëzakonisht nga fëmijët e mia por edhe nga të tjerët, edhe nga shoqëria.

Nuk është se jam njeri jo kërkues, kërkoj sepse mendoj që jeta duhet të jetë madhështore. Njëri nga fëmijët është 19 vjeç kurse tjetri 11. I madhi tashmë ka krijuar formatin e tij nuk është se mund ti kërkosh më sepse mund të kthehet.

Po kam frikë se të flliq. Jam egërisrë po gjithmonë ka edhe më egërirsa sesa ne. Unë jam egërsirë në kërkesat e mia. Fëmijët më ngjajnë por nuk dua që të më ngjajnë faktikisht.”