DALIN PAMJET/ Angela Martini surprizon bashkëshortin me festë gjigante për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Angela Martini surprizon bashkëshortin me festë gjigante për ditëlindje (FOTO)

DALIN PAMJET/ Angela Martini surprizon bashkëshortin me festë gjigante për ditëlindje (FOTO)

Më datën 12 të muajit të kaluar, bashkëshorti i Angela Martinit, biznesmeni rumun Dragos Savulescu, ka festuar ditëlindjen e tij. Vetëm ditën e sotme, Angela ka ndarë me ndjekësit në Instagram pamje nga dita e festës, në të cilën ajo i kishte bërë bashkëshortit një super surprizë.

Në foto të shumta të publikuara në profilin e saj në Instagram, modelja ka treguar për të gjithë festën gjigante që kishte organizuar për Dragos, ku shfaqet një ambjen shumë i këndshëm i dekoruar me tullumbace të zinj dhe gri.

Ata kanë festuar në shoqërinë e miqve të afërmve të tyre dhe ajo që bie më shumë në sy është torta e veçantë e Angelës për bashkëshortin. E ndërtuar me tre kate, torta ishte e rrethuar nga fotografi të jetës së Savulescu, që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme.