Aktori njohur ka vite pa e takuar vajzën/ Arsyeja qenka shumë e thellë dhe e frikshme (FOTO) - AlpeGossip
Aktori njohur ka vite pa e takuar vajzën/ Arsyeja qenka shumë e thellë dhe e frikshme (FOTO)

Aktori njohur ka vite pa e takuar vajzën/ Arsyeja qenka shumë e thellë dhe e frikshme (FOTO)

Tom Cruise nuk e ka parë vajzën e tij Suri prej vitesh, sipas një artikulli të ri të “UsWeekly”.

Revista, e cila citon një burim anonim, pohon se yllit të Hollivudit i lejohet të takojë 12-vjeçaren 10 ditë në muaj, por ai nuk e takon atë sepse “ajo nuk është një Scientologist”.

Cruise dhe gruaja e tretë Katie Holmes janë divorcuar në vitin 2012 pas 6 vitesh martesë dhe Holmes është kujdestarja kryesore e vajzës së tyre.

Në internet nuk ka qarkulluar ndonjë foto e Cruise me Suri-n që nga viti 2013.

Ai ka qenë i përkushtuar ndaj “Scientology” për dekada të tëra pasi u njoh me organizatën nga bashkëshortja e parë Mimi Rogers. Pas divorcit të tij nga Rogers në vitin 1990, ai u martua me Nicole Kidman.

Çifti adoptoi dy fëmijë – djalin Connor dhe vajzën Isabella dhe kur u ndanë në vitin 2001, fëmijët qëndruan me babain e tyre dhe vazhduan të lidheshin me “Scientology”.

Por çfarë është kjo organizatë?
“Scientology” është një religjion ose një lloj feje që ndjek praktika të çuditshme dhe ka baza të forta në Hollivud prej 30 vjetësh.

Sot kjo organizatë ka rreth 50,000 anëtarë dhe një vlerë mbi 1.2 miliardë dollarë dhe pjesa më e madhe e suksesit të saj financiar është pjesërisht falë njerëzve të famshëm që kanë mbledhur fonde, kanë rekrutuar dhe u kanë dhënë mundësinë shumë njerzve që i takojnë shtresës së lartë të shoqërisë, që të bëhen pjesë e saj.

Për vite të tëra, dy prej mbështetësve më të çmuar të kishës kanë qenë John Travolta dhe Tom Cruise. Por praktikat e këqija që ndjek kjo kishë, sipas një dokumentari të HBO, “Going Clear: Scientology and the Prison of Belief”, kanë treguar se tashmë është koha që Travolta dhe Cruise të rivlerësojnë lidhjen e tyre me kishën, pjesërisht për shkak se shumë anëtarë të saj janë abuzuar.

Ky dokumentar nxjerr në pah raste të shumta në të cilat anëtarët e kishës dyshohet se janë keqtrajtuar. Anëtarët pretendohet se janë ndarë nga familjet e tyre dhe pjesa tjetër e kishës, dhe janë detyruar të bëjnë punë fizike si pastrimi i tualeteve me vetëm një furçë dhëmbësh.

Sipas këtij dokumentari, Cruise ka bërë një sy qorr ndaj këtyre praktikave ndaj anëtarëve të “Scientology” të cilët thuhet se e tregojnë besnikërinë e tyre duke nënshkruar kontratat miliarda vjeçare me të, por paguhen vetëm 40 cent në orë për shërbimet e tyre.

Përse Cruise dhe Travolta janë ende pjesë e këtij religjioni?
Dokumentari pretendon se kisha do të zbulonte rrëfimet më të thella dhe më të errëta të të famshëmve për mediat, nëse ata përpiqen të largohen nga ajo.

Madje për Cruise mund të jetë më e vështirë të dalë nga kjo “fe” pasi ajo ka shumë ndikim tek ai.

“Scientology” shkoi aq larg sa prishi martesën e Cruise me Nicole Kidman për ta afruar atë më pranë kishës, pasi ai filloi të distancohej rreth kohës kur aktorët filmuan filmin e fundit të Stanley Kubrick, “Eye’s Wide Shut”, në vitin 1998.

Kisha i ktheu dy fëmijët adoptues të Cruise dhe Kidman kundër kësaj të fundit, dhe i bindi që të shkëputen tërësisht nga ajo.

Kisha gjithashtu dyshohet se ka vendosur disa informacione në telefonin e Kidman në përpjekje për të bindur Cruise se e kishte të nevojshme t’i jepte fund lidhjes.

Kështu që mos u çudisni kur Nicole Kidman nuk ia dedikon suksesin e saj dy fëmijëve të adoptuar dhe nuk i përshëndet aspak gjatë marrjes së çmimeve në evente të mëdha si “Emmys”, siç bën me dy vajzat e saj me Keith Urban.