Këngëtari i njohur Kastro Zizo di shumë mirë si të marrë vëmendjen e të gjitha mediave me deklaratat e drejtpërdrejta që bën herë pas here.
Së fundmi ai ka qenë shumë i përfolur, pasi i ftuar në një emision tha se nuk beson tek dashuria dhe në një postim të bërë në Instagram nxori një lajmërim ku kërkonte të gjente nuse.
Megjithatë duket sikur postimet e tij të çuditshme nuk kanë të ndalur, duke qenë se së fundmi këngëtari i ka habitur të gjithë teksa ka kërkuar që të lërë veten shtatzënë.
“Dua të lë veten shtatzanë, të pjellë dhe në fund ti bëj moral për kontraceptivat”, shkruan ai në ‘Instatsrory’ duke e shoqëruar postimin me një unazë.