Granit Xhaka me zemrën në dorë, do t’ju mallëngjejë dedikimi për bashkëshorten (FOTO) – AlpeGossip
Granit Xhaka me zemrën në dorë, do t’ju mallëngjejë dedikimi për bashkëshorten (FOTO)

Granit Xhaka me zemrën në dorë, do t’ju mallëngjejë dedikimi për bashkëshorten (FOTO)

Në janar të këtij viti, futbollisti Granit Xhaka e kurorëzoi me martesë lidhjen e tij 3 vjeçare me bukuroshen Leonita.

Nëpërmjet postimeve në profilet e tyre në ‘Instagram’, ata na tregojnë se janë mjaft të lumtur me njëri-tjetrin, e më të dashuruar se kurrë.

Graniti herë pas here e surprizon bashkëshorten e tij Leonitën me dedikime dashurie. Një i tillë nuk ka munguar edhe sot, me rastin e ditëlindjes së saj.

Krahas një fotoje bardhë e zi, ku çifti qëndron i përqafuar, futbollisti shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime. U bëfsh edhe 100 vjeç.

Zemër ti më dhe gjithçka që më mungonte, ti më qëndron pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta për ty, por dije që të dua shummm, shummm. Kjo ditë zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por edhe për mua. Ti je gjithçka për mua. Faleminderit Zot që më bekove me një njeri si ti.

Të dua shumë bukuroshja ime dhe ishalla o Zot jemi përjetë bashkë. Të uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë.

Të premtoj që gjithmonë do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq.

Gëzuar ditëlindjen engjëlli im!

Të duaaaaaaaa pafund Bebbillino jem.”