Këto çifte të njohura të ekraneve shqiptare, përveç dashurisë që kanë për njëri-tjetrin i bashkon edhe pasioni për të njëjtën profesion.
Jo në pak raste ka qenë pikërisht ambienti i punës që i ka lidhur këto partnerë.
Më së shumti janë çiftet në muzikë që ndajnë të njëjtin profesion por jo vetëm. Ja disa prej tyre:
Në muzikë:
Merita Halili dhe Raif Hyseni
Prej një jete në skenë, çifti i njohur i muzikës popullore shqiptare, janë prindër të tre vajzave.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani
Më shumë se një dekadë bashkë, ishte fillimisht dashuria për mzuikë që i lidhi bashkë. Tashmë prindër të një vajze, dhe në pritje të një tjetër fëmije, çifti i njohur, prej vitesh kanë sjellë perla në muzikën shqiptare.
Venera dhe Lindi Islami
Ata u njohën në konkursin e këngës që realizohej në Top Channel The Voice of Albania, vite më parë.
Klea Huta dhe Elgit Doda
Nuk kanë shumë kohë që e kanë bërë publike lidhjen e tyre, por është pikërisht kënga që i ka lidhur së bashku.
Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj
Para pak kohësh Eni dhe Genti shpalli fejesën. Ishte bashkëpunimi për një këngë që i bëri partnerë edhe në jetë këtë çift.
Vesa Luma dhe Big Basta
Tashmë prindër të një djali, edhe Vesën me Big Bastën i bashkoi muzika. Në sheshin e xhirimit të këngës së tyre të parë së bashku, lindi dashuria për njëri-tjetrin.
Turjan Hysko dhe Orinda Huta
Orinda dhe Turi, fillimisht u bënë të njohur në muzikë. Të dy ishin këngëtarë, ndërsa sot, të dy moderatorë.
Në gazetari
Rudina Xhunga dhe Dritan Hila
Prindër të një vajze, dashuria për njëri-tjetrin lindi pikërisht në studiot televizive.
Bieta Sulo dhe Alban Dudushi
Në studiot e Top Channel, ku të dy punonin si gazetarë, lindi dashuria për njëri-tjetrin. Tashmë ata janë prindër të një djali.
Na aktrim
Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli
Prej shumë vitesh së bashku, ata ndajnë të njëtjin profesion. Erjona është një ndër aktoret më të mira të teatrit kombëtar, ndërsa Salsano prej vitesh është aktor në Portokalli.
Romir Zalla dhe Suela Bako
Ata janë njohur në bankat e universitetit, ku të dy studionin për aktrim. Sot janë prindër të dy fëmijëve.
Në balet
Enada dhe Gerd Vaso
Padyshim ndër çiftet më të njohura të baletit, janë Enada dhe Gerdi. Prej 2 dekadash së bashku në skenë dhe jetën private.
Ola Hasani dhe Ezdalin Gorani
Akademia e Arteve i bëri bashkë dhe që prej asokohe, çifti nuk u nda më kurrë.(dritare.net)