Pas lajmit për ndarjen nga bashkëshorti, ja me kë shfaqet sot Eneda Tarifa (FOTO) – AlpeGossip
Pas lajmit për ndarjen nga bashkëshorti, ja me kë shfaqet sot Eneda Tarifa (FOTO)

Pas lajmit për ndarjen nga bashkëshorti, ja me kë shfaqet sot Eneda Tarifa (FOTO)

Lajmi se Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i saj i kanë dhënë fund martesës pushtoi mediat.

Martesa e tyre cilësohet si një nga historitë më të gjata të showbizz-it. Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja kanë një histori 18-vjeçare së bashku dhe kanë edhe një vajzë.

Ndonëse ende çifti nuk ka dhënë asnjë sqarim, Eneda është shfaqur sot me Miriam Canin me të cilën do të jenë pjesë e jurisë së “The Voice Kids” në Top Channel.

‘Jeni gati’, shkruan Miriam, ku edhe bën të ditur se programi do të fillojë më 19 janar.

Dhe gati duken vërtetë. Eëë… Shihni si shkëlqejnë. Rrëzëllijnë.

Sidomos Eneda.

Mesazhi për të gjithë ne:

E megjithatë… Jeta vazhdon!

Përgatit: Alpenews.al