A JANË GJINJTË E MI NORMALË? Ja çfarë duhet të dini rreth qimeve, gungave apo formës së gjoksit - AlpeGossip
A JANË GJINJTË E MI NORMALË? Ja çfarë duhet të dini rreth qimeve, gungave apo formës së gjoksit

A JANË GJINJTË E MI NORMALË? Ja çfarë duhet të dini rreth qimeve, gungave apo formës së gjoksit

A janë gjinjtë e mi normalë? Me shumë mundësi, përgjigjia është PO ! Për fat, edhe ato ndryshime në pamjen apo strukturën e gjoksit, për të cilat ju mund të shqetësoheni,  duket të jenë më se  normale. “Është natyra njerëzore të supozohet më e keqja,” thotë Dr Bhuyan. “Por realiteti është se ndryshimet e gjirit janë vetëm një pjesë normale e trupit të njeriut”.

Së pari : Gjinjtë vijnë në të gjitha format dhe madhësitë e ndryshme (e njëjta vlen edhe për thithkat) dhe më poshtë do të lexoni të gjitha informacionet që duhet të dini rreth gjoksit.

Ju dhemb gjoksi
Dr. Bhuyan thotë se dhimbja e gjinjve është një nga shqetësimet më të zakonshme të pacientëve të grave.  Kjo gjë mund të ndodhë për shkak të luhatjeve hormonaleve, periodave etj. Por pavarësisht nga shkaku që për ju mund të jetë i panjohur, është mirë të bëni një kontroll rutinë.

Keni gunga të forta në gjoks
Ju mund të keni dëgjuar se prania e një gunge në gjoks mund të paralajmërojë kancerin e gjirit, por kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Rastet kur gungat e forta në gji nuk paralajmërojnë kancer; si të dalloni tumoret beninje nga sëmundja vdekjeprurëse

Një gjoks është më i madh se tjetri

Sipas Dr. Bhuyan, pothuajse të gjitha gratë kanë një gji që është më të madh se tjetri, dhe kjo është krejtësisht në rregull.

Por në qoftë se vëreni një ndryshim të papritur në madhësinë e gjirit, duhet të vizitoni një mjek për të kuptuar arsyen “Një ndryshim i menjëhershëm mund të thotë se ka një infeksion, ose mund të nënkuptojë grumbullimin e indeve të yndyrshme të padëmshme ose praninë e një cisti.”

Forma e gjoksit tuaj është e ndryshme nga ajo që ju keni parë

Ekzistojnë kaq shumë forma të ndryshme gjinjsh saqë forma e tyre “e çuditshme” nuk paralajmëron asnjë problem shëndetësor. Këto janë 9 format më të zakonshme të gjinjve.

Ju keni gunga në thithkat tuaja

Rreth zonës së thithkave mund të ndjeni se keni disa gunga të vogla. Lexoni në këtë link të gjithë informacionin që duhet të dini rreth këtyre gungave të vogla,përse shfaqen, në çfarë kohe dhe me çfarë problemi lidhen?

Rrjedhje të gjirit

Nëse për gratë që janë shtatzëna ose nënat e reja që ushqejnë me gji, rrjedhja e gjirit është mëse normale, për vajzat e tjera, lëngjet që sekretohen nga thithkat duhet të jenë shqetësuese. Kjo mund të lidhet me një infeksion apo kancerin e gjirit. Në këtë link çfarë paralajmërojnë sekrecionet e bardha, jeshile dhe të verdha

Qimet rreth thithkave

Gjenetika, sindroma e ovareve policistike ose hormonet mund të jenë përgjegjëse për rritjen e qimeve rreth thithkave.  Këto të fundit nuk janë asgjë për t’u shqetësuar e nëse doni t’i hiqni me piskatore, nuk ka asnjë gjë të keqe. Mund t’ju interesojë gjithashtu: Qimet e femrave në gjoks? Ja pse duhet t’i konsideroni tregues shëndeti