E PASKA FSHEHUR! Askush s’e ka ditur që në këtë intervistë Olta Gixhari ka qenë në muajin e katërt të pritjes së ëmbël! (VIDEO) – AlpeGossip
E PASKA FSHEHUR! Askush s’e ka ditur që në këtë intervistë Olta Gixhari ka qenë në muajin e katërt të pritjes së ëmbël! (VIDEO)

E PASKA FSHEHUR! Askush s’e ka ditur që në këtë intervistë Olta Gixhari ka qenë në muajin e katërt të pritjes së ëmbël! (VIDEO)

Aktorja Olta Gixhari po shijon prej 8 muajsh pritjen e ëmbël, teksa pret me padurim që bebushi i saj të vijë në jetë.

Lajmin e bukur të shtatzënisë ajo na e dha vetëm së fundmi, ndërsa tashmë nuk i kursen fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale.

Olta po kalon ditët më të bukura të jetës së saj me bebushin në bark, gjininë e të cilit ende nuk e ka zbuluar!

Madje, 34-vjetori e gjeti atë shtatzënë, duke i dhuruar një prej eksperiencave më të bukura që ka provuar në jetë.

Prej kohësh aktorja ndjehet në qiellin e shtatë, madje edhe kur e kemi parë në ekran e s’kemi ditur gjë!

Katër muaj më parë, Olta ishte e ftuara e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, ku zhvilloi një intervistë të gjatë me fëmijët.

Siç tregoi ajo vetë, asokohe ishte shtatzënë, por e paska fshehur mirë këtë fakt!

“Në këtë intervistë isha në muajin e katërt të shtatzënisë, po nuk dukesha”- shkruan Olta krahas videos së shkëputur nga emisioni.

Olta vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, mirëpo nuk ngurron të na tregojë surprizat super romantike që ai i bën, siç ishte surpriza e ditëlindjes.