Kohët e fundit kemi parë lloj- lloj trendesh të çuditshme në mediat sociale. Së fundmi risia është të ktheni flokët në vazo lulesh, të shkrepni një foto dhe ta postoni atë në profilin tuaj.
Është kaq e thjeshtë, kapni flokët dhe vendosni në to sa më shumë lule që të mundni.
Blogere të famshme të huaja e kanë përqafuar këtë trend pa humbur fare kohë, ndaj tani besojmë se ka ardhur koha të bëjmë edhe ne të njejtën gjë.
Le të vijë sërish pranvera!