Marina dhe dhe Getoari iu drejtuan Kubës për të festuar përvjetorin e parë të martesës. Çifti po i shijon pushimet si të mundet, aq sa i “lejon” mungesa e internetit.
Në fakt, që interneti është i keq në Kubë, dihet botërisht. Gjithë shërbimet e internetit kontrollohen nga një agjenci e vetme shtetërore, e quajtur ETSECA, që ofron pika Wi-Fi në vende të caktuara.
Në gjithë Kubën janë të shpërndara rreth 237 pika Wi-Fi publike, të cilat kushtojnë rreth $2 për një orë internet. Për një shtet me 11 milion banorë, aq internet është shumë pak.
Turistët i drejtohen zyrës më të afërt të ETSECA, që zakonisht gjenden pranë pikave të Wi-Fi publik, dhe blejnë një kartë me gërvishtje që kushton $2. Si për çdo gjë tjetër në Kubë, rradha është e gjatë dhe e ngadaltë. Pritja zgjat nga 30 minuta deri në një orë.
Pas gërvishtjes së kartës, mjafton të futësh kodin dhe të lidhesh me pikën më të afërt të Wi-Fi. Qeveria monitoron çdo përdorues të internetit. Privatësia është një tjetër çmim për t’u paguar.
Qeveria kubaneze fajëson embargon tregtare amerikane për aksesueshmërinë e ulët të internetit në vend pasi sipas tyre, embargoja pengoi zhvillimin e mëtejshëm teknologjik dhe mbledhjen e fondeve për të blerë pajisjet e nevojshme.
Ky ishte leksioni i sotëm, shihemi nesër.