Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ishte e ftuara surprizë mbrëmjen e djeshme për nënë Ferdonijen, në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Ashtu si nënë Ferdonija edhe këngëtarja Leonora Jakupi në luftën e Kosovës ka humbur disa nga anëtarët e familjes, midis tyre edhe babanë.
Leonora këndoi këngën “A vritet pafajësia”, të cilën ia dedikoi babait të saj dhe të gjithë shqiptarëve të cilët humbën jetën në luftën e Kososvës.
Këngëtarja ishte e prekur gjatë gjithë kohës që u tregua historia dhe shpërtheu në lot kur u takua me nënë Ferdonijen.
“Unë nuk mund të të jap këshilla ty sepse ti ke qenë një nënë e fortë edhe vazhdon të jesh e tillë. E vetmja gjë që unë mund të bëj është të marr këshilla prej teje. A mund të jem unë vajza jote?”, ka thënë Leonora, ndërkohë që përgjigja e nënë Ferdonijsë ishte se ajo mundej të ishte vajza e saj dhe falenderoi të gjithë ata njerëz që e kishin mbështetur.