Ka një veshje e cila nuk duhet te mungojë në gardërobën tuaj dhe ajo është padyshim një t-shirt prej pambuku prandaj ne e deklarojm zyrtarisht “must have -in” e pranverës. Në të gjitha versionet e mundshme ajo duket përsëri bukur dhe mund të mbahet në çdo moment dhe me çdo stil duke filluar nga ato të thjeshtat deri tek ato stilet e komplikuara apo ekstavagante.
T-shirt është parë kudo ne rrugët e Parisit dhe Londrës gjate “Fashion Week” te koleksioneve te pranverë-verë 2019. Duhet të dini se t-shirt i është një ndër veshjet me te cilën nuk gaboheni kurrë në stil dhe është veshja e cila ju shpëton kur nuk dini si te kombinoheni. Mund ta vishni me jeans, me funde, me pantallona me ngjyra te ndryshme,xhaketa. Gjithashtu janë prezente si në të përditshmen ashtu edhe për eventet speciale.
Ja disa nga idetë me te bukura nga vip-et për të veshur me stil një t-shirt të thjesht për muajt e ardhshëm.
Françeska Jaçe
Kiara Tito
Alketa Vejsiu
Jonida Maliqi
Lori Hoxha
Roza Lati
AlpeNews.al