Po e “djeg”! Shihni Xhensilën teksa kërcen me barkun e rrumbullakosur në ditëlindjen e saj (VIDEO) – AlpeGossip
Po e “djeg”! Shihni Xhensilën teksa kërcen me barkun e rrumbullakosur në ditëlindjen e saj (VIDEO)

Po e “djeg”! Shihni Xhensilën teksa kërcen me barkun e rrumbullakosur në ditëlindjen e saj (VIDEO)

Më e lumtur se kaq nuk mund të jetë!

Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare e cila prej vitesh po jeton një romancë me Bes Kallakun, me të cilin lidhën kurorën e martesës vitin që lamë pas.
U përfol shumë lart e poshtë për një shtatzëni të mundshme të Xhensilës, por këto lajme u mohuan kategorikisht nga Besi dhe këngëtarja bukuroshe. Mirëpo para disa javësh ata u dorëzuan dhe e pranuan publikisht se janë në pritje të ëmbël, madje treguan edhe gjininë, vajzë.

Ditën e sotme Xhensila ka një tjetër gëzim në jetën e saj sepse feston 25 vjetorin e lindjes. Se sa e lumtur është e tregon më së miri video që ka postuar në Instastory teksa po festonte ditëlindjen. E veshur me një fustan të kaltër, i cili i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur, Xhensila ka realizuar një video boomerang në një ambient të dekoruar në mënyrë perfekte për ditëlindjen e saj.

Më pas ajo ka publikuar një tjetër video teksa kërcen me Besin i cili i puth barkun.