Të parën nuk e mban mend, por puthjen e fundit në buzë Marjana Kondi ia paska dhënë Robert Ndrenikës – AlpeGossip
Të parën nuk e mban mend, por puthjen e fundit në buzë Marjana Kondi ia paska dhënë Robert Ndrenikës

Të parën nuk e mban mend, por puthjen e fundit në buzë Marjana Kondi ia paska dhënë Robert Ndrenikës

E ftuar në “Kurthin e Piter Panit” Marjana Kondit iu desh t`u përgjigjej fëmijëve për puthjet që ka dhënë në jetë. Të parën nuk e mbante mend, por të fundit po.

“As të parën dhe as të dytën nuk e mbaj mend, por të fundit po. Ia kam dhënë Robert Ndrenikës tek filmi ‘Rrokullisja’.

Bëmë Dublin e parë: “Ndjeve gjë”, më tha. Jo, i thashë. As tek e dyta nuk ndjeva gjë, por herën e tretë po”.

Ndërkohë që aktorja që na ka bërë një jetë të qeshim, s`u shpëtoi as lotëve. Sapo kujtoi të ëmën u prek. “Mami është gjëja më e bukur që natyra ka bërë. Nënat janë të mrekullueshme”, tha Marjana.