ENI ÇOBANI U AKSIDENTUA ME MAKINË/ Flet mikesha e saj: Pashë makinë që rrëshqiti në humnerë…(FOTO) – AlpeGossip
ENI ÇOBANI U AKSIDENTUA ME MAKINË/ Flet mikesha e saj: Pashë makinë që rrëshqiti në humnerë…(FOTO)

ENI ÇOBANI U AKSIDENTUA ME MAKINË/ Flet mikesha e saj: Pashë makinë që rrëshqiti në humnerë…(FOTO)

Pasi kishin darkuar së bashku, në një makinë tjetër pas Eni Çobanit ka qenë një tjetër mikeshë e avokates, juristja e Gjykatës së Tropojës Pranvera Vatoçi e cila ka parë gjithë ngjarjen.

Makina “Audi Q5” që udhëtonte Eni Çobani ka rrëshqitur në humnerë për shkak të ngricave dhe juristja Vatoci ka qenë ajo që ka njoftuar menjëherë për ndihmë policinë.

Ajo ka bërë një postim në Facebook ku sqaron si ka ndodhur ngjarja dhe falenderon efektivët e policisë dhe mjekët e urgjencës që ndihmuan mikeshat e saj

Miq! Sikunder dhe mediat kanë informuar me dt.27 janar 2019 në hyrje të qytetit Bajram Curri për shkak të motit të akullt mikeshat e mia të nderuara Edita Tahiri dhe Eni Çobani pësuan me automjetin e tyre një rrëshqitje e cila në ç’do rast tjetër mund të shndërrohej në një ngjarje tragjike. Duke qenë dëshmitare pasi unë me miken time Rezarta Metaliaj nga automjeti i jonë pamë me sytë tonë automjetin tip “Audi Q5” drejtuar nga Eni Çobani të rrëshqasë në humnere tek “Kthesa e Shydenicës”…! Përveç mrekullisë që bëri Zoti duke shmangur fatalitetin arsyeja e kapërcimit të këtij rasti pa pasoja është intervenimi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Policisë së Tropojës. Si heronj të vërtetë profesionalistë dhe humanistë të pashembullt punonjësit e policisë Esat Sinani, Kastriot Ponari dhe Alfred Metaliaj bënë të mundur nxjerrjen nga makina e humnera si dhe transportin e zonjave Tahiri e Çobani drejt Spitalit Bashkiak Tropojë. I njëjti përkushtim e profesionalizëm na priti dhe nga personeli i urgjencës. Duke falënderuar sërish Zotin që ndihmoi miket e mia po ashtu falënderoj këdo që na u gjend pranë me mirësinë e përkujdesjen shembullore”.– ka shkruajtur Pranvera Vatoci.