Që prej ndarjes nga bashkëshorti Albi Nako, Klaudia Pepa është në qendër të vëmendjes nga ana e mediave rozë.
Ajo është kritikuar së tepërmi për ndarjen e saj, por balerina ka vazhduar jetën pa ja u vënë veshin komenteve negative.
Motra e saj, Pamela Pepa është momentalisht konkurrente në spektaklin e Tv Klan, Virtuozët dhe ndaj ka folur edhe për motrën e saj Klaudian.
“Unë e kam motër dhe fjalët e njerëzve janë shumë të rënda dhe të padrejta. Është jeta e saj, mund të bëjë çfarë të dojë.
Të gjykosh nga jashtë është shumë e thjeshtë, por të jesh me të çdo ditë, t’i dish gjërat më butësisht, është komplet tjetër gjë.”