Besimtarët katolikë festuan dje Pashkët. Urime të shumta keni parë në rrjete sociale, edhe nga VIP-at të cilët kishin zgjedhur të uronin me fjalë e foto të veçanta, por jo si Rita Ora.
Këngëtarja ka postuar këtë mbrëmje dy foto ku shfaqet me mbathje, me veshët e lepurushit në kokë dhe duke ngrënë çokollata.
“Gëzuar Pashkët”, shkruan Rita dhe duket se nuk e ka vrarë shumë mendjen që një paraqitje e tillë nuk i shkon për shtat një feste fetare.
Këngëtarja ka marrë shumë komplimenta për faktin që duket seksi, por edhe kritika ku një nga fansat i shkruan: “Kjo është mungesë respekti në emër të Jezusit”.