Nëse mendonit se për të qënë të lumtur në lidhjen tuaj duhet të takoheni çdo ditë, e keni gabim.
Psikologët rekomandojnë se takimet dy herë në javë janë më se të mjaftueshme duke bërë kështu që lidhja juaj e dashurisë të jetë e lumtur por edhe më jetëgjatë.
Scott Carroll, psikiatër dhe autor i librit “Don’t Settle” zbulon se takimet e shpeshta shkaktojnë probleme dhe ankth duke sjellë kështu një marrëdhënie jo të shëndetshme.
Takimi me personin e zemrës dy herë në javë mund t’ju bëjë mirë pasi kështu mund të flisni për të rejat që kanë ndodhur në punë apo familje duke mos e bërë bisedën monotone nëse takoheni çdo ditë.