Pasditen e sotme Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” ku mes të tjerash tha se Luizi ka qenë disa herë në Turqi gjatë kohës që Kiara ndodhej me xhirime për “Kepin e VIP-ave” për ta suportuar. Mirëpo, ky lajm është hedhur poshtë nga vetë këngëtari.
Një fan page e tij ka shkruar në Instagram se Luizi ka qenë i zënë me koncerte dhe se nuk është superman të lëvizë nga Amerika në Turqi. Luizi e ka aprovuar këtë duke lënë një koment ku thotë: Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korcë po për 10 sec jam në Lezhë. Cit Olsa.
Më tej këngëtari ka bërë një status ku ka shkruar: Kam frikë të bëj story tek Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit.