“IDIOT MASHKULL”/ Plas keq sherri mes banorëve, Ilnisës i hedhin rrobat në vaskë, Meritoni hakmerret – AlpeGossip
“IDIOT MASHKULL”/ Plas keq sherri mes banorëve, Ilnisës i hedhin rrobat në vaskë, Meritoni hakmerret

“IDIOT MASHKULL”/ Plas keq sherri mes banorëve, Ilnisës i hedhin rrobat në vaskë, Meritoni hakmerret

Ilnisa Agolli është e dënuar nga ‘Big Brother’ pasi ka thyer rregullat duke fikur mikrofonin. Sipas produksionit ky veprim ishte i përsëritur nga banorja, ndaj për një kohë të pacaktuar ajo duhet të jetë e pa dukshme në shtëpi. Cilido nga banorët që reagonte ndaj Ilnisës dhe anasjelltas do të dënohej përsëri.

Duke marrë shkas nga ky vendim i “vëllait të madh”, Sara në shenjë provokimi mori rrobat e Ilnisës dhe i hodhi në vaskë.

Ilnisa e cila nuk reagonte dot ka influencuar Meritonin që t’jua kthente me të ‘njëjtën monedhë’ banoreve që ajo supozonte se kishin bërë veprimin.

Erjola, Ledjona, Sara, Françeska, Juli ishin disa nga banorët të cilëve Meritoni i hodhi rrobat në tokë.