“BORËS I KA HIPUR TANGËRLLIKU, DONALDI DHE TRIXA…”/ Ermal Mamaqi flet për “TREKËNDËSHIN” e famshëm – AlpeGossip
“BORËS I KA HIPUR TANGËRLLIKU, DONALDI DHE TRIXA…”/ Ermal Mamaqi flet për “TREKËNDËSHIN” e famshëm

“BORËS I KA HIPUR TANGËRLLIKU, DONALDI DHE TRIXA…”/ Ermal Mamaqi flet për “TREKËNDËSHIN” e famshëm

Aktori i njohur Ermal Mamaqi, ka folur ditën e sotme rreth zhurmës që u krijua nga komenti që bëri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por gjithashtu nuk ka lënë pa komentuar as moderatoren Bora Zemani.

Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Ermali u shpreh se shumë njerëzve iu duk sikur sulmoi Donaldin, por sipas tij, ajo ishte thjesht një batutë.

Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe iu duk sikur e sulmova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga ‘Big Brother’. Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej ‘virale’ do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal.“, tha Ermali.

Aktori flet gjithashtu edhe për lidhjen që ka me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke thënë që e ka njohur që të vogël dhe e di që është një vajzë e mirë.

Ai theksoi se nuk ka kontaktuar fare me Beatrix-ën ndërsa shtoi se e ka kuptuar se ishte thjesht një shaka që nuk kishte të bënte me të.

Trixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen që, në kuptimin e mirë të fjalës po e them, të llastohet. I shkon ky por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti kundrejt meje.”, tha Ermali.

Ndërkaq, Ermali u ndal dhe te Bora Zemani. Aktori tha me humor se moderatores i është rritur shumë mendja pasi është përmendur shumë kohët e fundit.

Kemi një problem, është një sfidë me Borën dhe uroj që të na shikojë dhe të ndryshojë mendimin e saj. Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe njëherë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas ‘Big Brother’-it. Borës i është rritur çmimi.”, tha ai.

Rikujtojmë se Ermal Mamaqi ka trazuar rrjetin teksa ka bërë një batutë ku u përmend Bora Zemani. Kjo gjë nuk u prit mirë nga Beatrix, e cila ishte prekur nga shakaja.  Kjo e fundit refuzoi të shkojë në studio dhe në darkën me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.