RENDITJA/ Ky është ish-banori që la pas Luizin, Kiarën, Efin, Dean, Jorin, më i ndjekuri momentalisht – AlpeGossip
RENDITJA/ Ky është ish-banori që la pas Luizin, Kiarën, Efin, Dean, Jorin, më i ndjekuri momentalisht

RENDITJA/ Ky është ish-banori që la pas Luizin, Kiarën, Efin, Dean, Jorin, më i ndjekuri momentalisht

Në fokus të aktualitetit vijojnë të jenë personazhet e “Big Brother”, duke premtuar që do të vijojnë gjatë të jenë të preferuarit në rrjetet sociale, por jo vetëm. Si çdo javë, “Top Albania Radio”, bën një listim të ndjekësve në rrjetet sociale. Duhet thënë se edhe këtë javë, ka pasur surpriza, sa i përket personazheve që kanë humbur apo kanë fituar ndjekës.

Vendi i parë për këtë javë është një surprizë për të gjithë ne. Armaldo Kllogjeri ka grumbulluar plot 4 mijë ndjekës të rinj. Nga 119K ai ka shkuar në 123K. “Maestro”, ditët e fundit është rikthyer në vëmendjen e mediave, duke bërë disa deklarata në televizion, por edhe duke sjellë këngë të reja.

E pabesueshme/ Ky është ish-banori që la pas Luizin, Kiarën,

Në vend të dytë është Olta Gixhari. Aktorja ka fituar këtë javë 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 428 K ndjekës.

Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve” Kiara Tito ka pasur një rritje këtë javë, duke iu shtuar 2 mijë ndjekës të rinj.

Një hyrje e re këtë javë është Nita Latifi, e cila renditet menjëherë në vendin e katërt.  Këngëtarja kosovare ka fituar 2 mijë ndjekës, duke shkuar në 140K.

Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike dhe për një bashkëpunim muzikor mes saj dhe Dj Geek.

Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve”. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës.

Moderatorja Dea Mishel Hoxha nga vendi i dytë ka kaluar në atë të shtatë, duke humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”.

Nga vendi i parë i javës së kaluar, Ronaldo Sharka renditet në vendin e tetë. Këtë javë ai ka humbur 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 147 K.

Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vendin e nëntë këtë javë, duke qenë se ka humbur 2 mijë ndjekës. E nëse në muzikë po korr sukses të madh, në “Instagram”-in e tij, humbjet nuk kanë rreshtur.

Në vend të fundit renditet Efi Dhedhes me minus 3 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu nga 582 mijë ndjekës në 579K. Efi vazhdon të humbasë ndjekës. Shkak për këtë është bërë pikërisht mungesa e saj e gjatë në rrjetet sociale. Ditët e fundit ajo sapo është kthyer nga pushimet dhe ka nisur të jetë disi më aktive në “Instagram”-in e saj. Megjithatë humbja e ndjekësve vijon të jetë e madhe.