E gjithë vëmendja tek Justin Bieber dhe Hailey Baldwin: Akoma nuk më besohet që do ta thërras... - AlpeGossip
E gjithë vëmendja tek Justin Bieber dhe Hailey Baldwin: Akoma nuk më besohet që do ta thërras…

E gjithë vëmendja tek Justin Bieber dhe Hailey Baldwin: Akoma nuk më besohet që do ta thërras…

Dasma e tyre thuhet se është shumë afër, por shumë pak është folur për ndjesitë që po përjetojnë dy të dashuruarit Justin Bieber dhe Hailey Baldwin. Sipas ‘Hollywood Life’, modelja është më e lumtur se kurrë. Burime pranë saj kanë zbuluar se bjondja simpatike mezi po pret të bëhet zonja Bieber.

“Akoma nuk më besohet. Nuk di si do mësohem që ta thërras Justin, bashkëshortin tim”,-ka thënë ajo më tej. Ndërsa për Justin kanë mjaftuar disa postime me dedikime për bashkëshorten e ardhshme për të kuptuar gjithçka ndjen dhe përjeton. Kujtojmë se dy të rinjtë kanë qenë të lidhur edhe më parë, madje u ndanë në mënyrë të bujshme për shkak të debateve të forta, ndërsa tani gjithçka ka marrë drejtim për mirë.