Xhinset nuk dalin kurrë nga moda. Por nga viti në vit tendencat ndryshojnë duke u kthyer hera herës pas në kohë.Vera do të largohet shumë shpejt, ndërkohë që janë gati tendencat që ju presin gjatë vjeshtës së ardhshme.
‘Dad jeans’ do të jetë modeli që do të dominojë këtë periudhë. Ato janë të prera drejt, pak të gjera, me bel lart dhe të shkurtra aq sa ju lejojnë të duken dhe çorapet. Ky model ju çon pas në vitet ’70.